Plas dhuna në Francë/ Policia përleshet me zjarrfikësit

2020-01-29 0

Policia franceze u përlesh me zjarrfikësit që protestuan në Paris me kërkesën për rritjen e pagave dhe përmirësimin e kushteve të punës. Mijëra zjarrëfikës morën pjesë në tubimin e organizuar në kryeqytetin francez, duke kërkuar, për shkak të rrezikut në punë, një rritje të bonusit të tyre i cili nuk ka ndryshuar që nga viti 1990.


Por forcat e rendit kanë ndërhyrë ashpër. Policia përdori gazin lotsjellës e qëlloi disa protestues me shkopinj gome. Zjarrëfikësit kishin organizuar protesta edhe në tetor 2019, me të njëjtat kërkesa.

Franca është përballur me trazira të gjera që nga dhjetori, pasi sindikatat janë mobilizuar kundër planeve të presidentit, Emmanuel Macron, për të reformuar sistemin e pensioneve.

Sindikatat ankohen se reforma e tillë do të kërkojë nga miliona punëtorë që të punojnë përtej moshës së pensionit ligjor, 62 vjeç, ose do të përballen me pensione të zvogëluara.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Francë#Protestaesindikatave#TopChannel