Mbrëmjen e sotme në orën 21:15 minuta është regjistruar një lëkundje e fortë tërmeti me magnitudë 5.5 ballë me epiqendër në Hamallaj të Durrësit, ndërsa është ndjerë në Tiranë, Elbasan, Fushë Krujë, Lezhë, Gjirokastër, Vlorë por edhe deri në Maqedoni.
Lëkundja sizmike mbrëmjen e sotme zgjati disa sekonda. Tërmeti ka shkaktuar frikë dhe panik në zonën e Durrësit, të cilat kanë dalë në rrugë. Ende nuk raportohet për dëme materiale nga lëkundjet mbrëmjen e sotme.