Një shfaqje teatrale do të ngjitet në skenën e Teatrit ArTurbina në 7 shkurt. ?Galaksia? quhet shfaqja në qendër të së cilës qendron nje piktore e jazhtëzakonshme, Galaksia. Për të folur për këtë shfaqje i ftuar në programin ?Rudina? në Tv Klan ishte aktori Neritan Liçaj.
Ai ka folur për këtë shfaqje të veçantë, por edhe për një tjetër rol që do të luaj në filmin ?Gjirokastra?, pikërisht rolin e diktatorit shqiptar, Enver Hoxhës.
Neritan Liçaj ?ringjall? Enver Hoxhën me në krah Nexhmijen, për herë të parë në një film artistik me titull ?Gjirokastra?. Ka romancë dhe dramë, pasi filmi trajton temën e ashpërsisë me të cilën diktatura goditi familjet e krijuara mes martesave ruso-shqiptare. Prej 40 ditësh, qyteti i gurtë u kthye në sheshxhirim, ku artisti i famshëm rus, Juri Arabov, bashkëautor me shkrimtarin, Ismail Kadare realizuan skenarin që mban emrin e qytetit të tij lindjes.
Ngjarjet e filmit lidhen me vuajtjet që kaluan me dhjetëra familje shqiptaro-ruse, pas prishjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik në vitin 1961. Filmi artistik shqiptaro?rus vjen nga bashkëpunimi i producentëve Loreta Mokini dhe Ella Arkangelskaia. Në qendër të historisë është një arkeolog shqiptar, që dashurohet me një nga vajzat ruse, që Kadareja në mënyrë simbolike i ka emërtuar ?Sorkadhet e trembura?.