Frike mes 400 shqiptareve qe jetojne ne Kine

2020-01-28 1

Edona Dogjani e ka shtyrë kthimin e saj në Shangai, ku punon prej 3 vjetësh si mësuese anglishteje. Duhet të kthehej më 8 Shkurt, por për shkak të koronavirusit autoritetet e kanë njoftuar se shkolla do të qëndrojë e mbyllur.

400 shqiptarë jetojnë e punojnë në Kinë. 60 janë studentë, prezentë edhe në Vuhan, zonën ku shpërtheu virusi vdekjeprurës. Edona thotë se në Shangai thuhet se burimi i infeksionit është një laborator kimik në Vuhan dhe jo ushqimet.

Edona ka udhëtuar më 20 Janar nga Shangai me tranzit nga Vjena, por thotë se nuk është kontrolluar nga autoritetet austriake, apo shqiptare, ndoshta për faktin se ata u vunë në alarm pak ditë më pas.

Pavarësisht se nuk ka asnjë shenjë të virusit, i ka kryer analizat në një laborator privat.

Instituti i Shëndetit Publik i ofron këto analiza falas dhe autoritetet shëndetësore kanë shtuar thirrjet për personat që vijnë nga jashtë, që t?i kontaktojnë menjëherë nëse venë re shqetësime. Ambasada jonë në Pekin njoftoi se asnjë prej 400 shqiptarëve nuk janë të prekur nga virusi.

Tv Klan

Free Traffic Exchange