Në debatin publik mbi propozim-Ligjin për Prokurorinë Publike, ekspertët kritikojnë mënyrën se si pushteti dhe opozita janë pozicionuar ndaj ligjit. Sipas tyre, para ndryshimit të këtij ligji, duhet ndryshuar dhjetëra ligje që kryqëzohen me punën e Prokurorisë Publike. Akademiku Vllado Kamvoski thotë se për të pasur ligj funksional, duhet reformuar prokuroria nga brenda.