Report TV -Motivi i vrasjes në Korçë/ Dëshmitarët: I zuri tokën e varrit për babanë!

2020-01-28 0

Bashkëfshatarët i përshkruajnë Dashnor Osmanin dhe Zamir Topin, viktimën dhe autorin e krimit makabër si njerëz të urtë dhe të qetë, që nuk sillnin probleme në fshat. Konflikti daton këtu e pesë vite më parë kur, Dashnori kishte varrosur shumë pranë varrit të nënës së Zamirit, babanë e tij. Këtë tokë, Zamiri pretendonte se e kishte blerë për të varrosur babanë, (sot i gjallë) por Dashnori nuk ishte bindur. Autori, për të cilët dëshmitarët shprehen se kishte kartelë, i kishte lënë afat 5 vite për të zhvarrosur nënën e tij, por kjo gjë nuk kishte ndodhur edhe pas ankesave të shumta që 42-vjeçari kishte bërë në Komunë.