Kengetarja perlotet ne studio: E kam perjetuar shume keq, kam qare nje jave

2020-01-28 6

Ertila Koka është një këngëtare, e cila ndonëse fillesat e saj i ka si soprano, nga publiku shqiptar identifikohet më së shumti me muzikën pop. Ajo ka mbaruar për Kanto në Akademinë e Arteve të Bukura dhe është diplomuar si soprano. Ndonëse i pëlqen muzika klasike, ajo iu përkushtua më tepër muzikës pop dhe asaj të lehtë.

E ftuar pasditen e sotme në programin ?Rudina?, në Tv Klan këngëtarja ka zbuluar më shumë për jetën e saj artistike por jo vetëm. Së fundmi, Ertila ka realizuar një projekt të ri muzikor, në bashkëpunim me këngëtarin ndërkombëtar, Adam Clay. Ai njihet për hitet e tij botërore ?Babilonia?, Beautiful life?, ?Touch the sky?.
Ertila kishte menduar të viunte dhe ta promovonte këngën në muajin Nëntor tek emisioni ?Rudina?, por nuk mundi edhe për shkak të tërmetit. Ajo e kishte përjetuar mjaft keq atë periudhë dhe madje edhe përlotet në studio kur e kujton.