VLORE- Ditën e sotme nga Italia është ekstraduar Igli Memaj, ose siç thiret ndryshe me emrin "Suljoti", i cili bashkë me Elmaz Dautin dhe Fatmir Hyseni dyshohet se kanë goditur Inez Hajrullën në 10 maj 2019 në Vlorë. Tre personat e mësipërm janë pjesë e celulës së dyshuar edhe për vrasjen e Santiago Malkos në Tiranë.
Më konkretisht prokuroria e Vlorës për tentativën e vrasjes së Inez Hajrulla, ka identifikuar si pjesëmarës në këtë atentat Fatmir Hyseni, ?Doqia?, Daut Elmazi, nipi i Armando Sulejmanit ?Çipurit?, Igli Memaj, Gentian Dauti, Serxho Ademi, Albano Goxhaj, Dejvison Serjani, Ardjan Ahmeti dhe Xheladin Merko. Për prokurorinë dhe policinë e Vlorës, tashmë nuk ka asnjë dyshim që grupi i zjarrit në këtë sulm kanë qenë tre personat Fatmir Hyseni ose Elidon Musaj, që njihet ndryshe me nofkën ?Doqia?,Gentian Dauti (Zoto) dhe Igli Memaj ?Sulitoti?. Hyseni momentalisht është shpallur në kërkim për këtë ngjarje, por edhe për vrasjen në Tiranë të ish-efektivit të policisë, Santiago Malko. Ndërkohë dy bashkëpunëtorët e tjerë Igli Memaj dhe Gentian Dauti janë arrestuar në Itali dhe pritet që shumë shpejt të ekstradohen në Shqipëri.