E akuzonte se i dëmtoi varrin e nënës, 42 vjeçari vret me sëpatë shitësin e bananeve në Korce

2020-01-28 3

KORCE- Një 42-vjeçar vrau me sëpatë në kokë në pazarin e Korçës një shitës bananesh, pas konflikte të vazhdueshme që kishte pasur me të dhe akuzave se i kishte dëmtuar varrin e nënës së tij. Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen numër 9 në Korçë, ku autoritetet gjetën të pajetë në rrugë, me një plagë vdekjeprurëse në koka nga sëpata, Dashnor Osmanin 50 vjeç. Disa metra larg vendit të ngjarjes, policia mundi të arrestojë autorin Zamir Topin 42 vjeç dhe të sekuestrojë sëpatën që e la në vendin e krimit. Viktima dhe autori janë të dy nga i njëjti fshat Pocestë i Korçës.