Përhapja e koronavirusit ka shtuar masat e sigurisë në portin më të madh detar të vendit, me qëllim izolimin e çdo rasti të dyshuar që mbërrin në Shqipëri nga kjo pikë kufitare detare.
Kontrollet janë shtuar jo vetëm mes udhëtarëve që mbërrijnë çdo ditë me tragetet e linjave të Barit dhe Ankonës, po dhe ekuipazheve të anijeve tregtare që përpunohen në port. Për shkak të kohëzgjatjes së udhëtimit me traget apo anije, specialistët mendojnë se rrezikshmëria e futjes së virusit në vend nga kjo pikë kufitare është e ulët, po vëmendja dhe kontrollet janë shtuar për t?iu përgjigjur në kohë situatës.
Mbërritja e një çifti turistësh kinezë me traget këtë fundjavë ishte një rast i veçuar, po që u trajtua me përparësi nga autoritetet që pasi kryen protokollet përkatëse kontaktuan se dy shtetasit kinezë nuk kishin prej tre muajsh asnjë kontakt me vatrën e përhapjes së virusit.
Masat e shtuara nuk kanë krijuar vonesa në përpunimin e udhëtarëve, të cilëve u janë shpërndarë dhe fletushka me informacion mbi koronavirusin dhe masat që duhet të marrin për t?u mbrojtur nga viruset e ndryshme.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Coronavirus#Durres#TopChannel