Ratifikimi i Protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO nga Parlamenti i Spanjës, vështirë se do të mund të bëhet para 12 shkurtit. Këtë e deklaroi sot ambasadori spanjoll në Shkup Emilio Lorenco. Ai shpreson që në muajin shkurt ky proces do të përfundojë edhe në Kuvendin spanjoll. Nëse deri para shpërndarjes së Kuvendit në Maqedoni, Spanja nuk e ratifikon Protokollin për anëtarësimin e plotë në NATO, atëherë Kuvendi në Maqedoni do ta ratifikojë atë para kohe, më 11 shkurt, me klauzolë që të hyjë në fuqi pas të përfundojë i gjithë procesi i mbetur në Spanjë.