Puthja mes Jennifer Aniston dhe Brad Pitt, në prapaskenat e Sag Awards, ka entuziazmuar fansat dhe me sa duket, nuk ka vetëm një detaj që flet për rikthimin e zjarrit.
Sipas Mirror, në fakt, disa miq kanë konfirmuar se dy ish bashkëshortët kanë filluar të frekuentohen sërish. Ata mësohet të jenë takuar në fshehtësi të paktën edhe pesë herë të tjera, përfshirë një takim në vilën e Xhenifer në Bel Air, gjatë pushimeve të fundvitit.
Pas divorcit, të ndodhur në 2005, të dy ata bënë përpara me jetët e tyre. Brad Pitt u martua me Angelina Jolie dhe bashkë rritën plot gjashtë fëmijë. Por martesa mori fund në 2016, mes akuzave reciproke dhe takimeve në gjykatë. Edhe Aniston dukej sikur kish gjetur dashurinë në krah të bashkëshortit të dytë, Justin Theroux, nga i cili sidoqoftë u nda në 2018 pas dy vitesh e gjysmë martesë.
Tani, që të dy janë singëll, mund të kenë vendosur ta riprovojnë. Nuk besoj se ajo ka reshtur ndonjëherë së dashuri, edhe kur ai i theu zemrën dhe e la për Angelina Jolie. U desh shumë kohë, por ajo e ka falur. Falja ka qenë një etapë e rëndësishme. Bred flet vetëm për Xhenin dhe kanë filluar të ritakohen. Unë nuk i kam parë asnjëherë kaq të lumtur, kanë thënë miq të tyre.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#JenniferAniston#BradPitt#TopChannel