VLORE- Ditën e sotme nga Italia është ekstraduar Igli Memaj, "Suljoti" i cili bashkë me Elmaz Dautin dhe Fatmir Hyseni dyshohet se kanë goditur Inez Hajrullën. Sipas gazetarit Elton Qyno ata janë pjesë e celulës së dyshuar ede për vrasjen e Santiago Malkos në Tiranë.
Në ditët në vijim Memaj pritet të dalë para Gjykatës së Vlorës për t'u njohur me masën e sigurisë.