Në Shqipëri 68.6% e individëve të moshës 16-74 vjeç deklaruan se ishin përdorues të internetit ne tre muajt e fundit.
Në Bashkim Europian sipas Eurostat përdorimi i internetit nga e njëjta grupmoshë përllogaritet të jetë 87%, rreth 18 pikë më shumë krahasuar me Shqipërinë.
Sipas të dhënave të INSTAT, aktivitetet kryesore që kryhen nga shqiptarët përmes internetit në ?tre muajt e fundit? që janë pyetur janë kërkimi i informacionit për mallrat dhe shërbimet me 50,2 %,, marrja ose dërgimi i e-mail-eve 32,5 % dhe shikimi i filmAve 38,2 %.
Në ndryshim, pjesa më e madhe e europianëve (75%) janë përgjigjur se më së shumti e përdorin internetin për të marrë ose dërguar e-mail-e, ndërsa në vende të dytë renditet kërkimi i informacionit, i ndjekur nga dërgimi i mesazheve, apo i të lexuarit të shtypit. Gjithashtu pjesa më e madhe e europianëve kanë deklaruar se e përdorën internetin për të veprime e lehtësira bankare dhe rrjetet sociale etj?
Rekordi i përdorimit te internetit ne BE i takon Islandës ku thuajse 100% e të anketuarve janë përgjigjur se kanë përdorur internetin në 3 muajt e fundit që është kryer anketimi.
Po ashtu, përqindja ka qenë shumë e lartë në vendet si Zvicra dhe Danimarka apo Norvegjia dhe Suedia me 98%. Kurse përdorimi i internetit është vlerësuar si më i ulëti në vendet e Europës Lindore, ku rekordi është regjistruar në Bullgari me 68%. Më pas renditet Shqipëria me një përdorim prej 68.6%.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#INSTAT#Internet#TopChannel