TIRANE- Jan Prenga, 49-vjeçari i rrëmbyer 10 ditë më parë në Kamzë ka humbur jetën si pasojë e goditjeve që ka marrë në momentin e rrëmbimit gjatë rrugës kur po dërgohej në resortin Golden në Shijak. Lidhur me këtë ngjarje janë arrestuar katër persona, Leonard Hajri, Olsi Turja, Elton Hajri dhe Bajram Hajri. Sipas policisë Jan Prenga u rrëmbyer pas konflikteve të drogës të vëllait të tij me vëllezërit Hajri në Angli. Në kërkim në lidhje me këtë ngjarje vijon të jetë Altin Hajri dhe katër persona të tjerë të cilët dyshohen se bashkëpunëtorë në pengmarrjen e Jan Prengës.
Njoftimi i ploteOperacioni "Resorti", për kapjen e autorëve të pengmarrjes së 49-vjeçarit, në Kamzë.
Operacioni nga forcat Speciale Renea, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë e Durrës, në koordinim nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Sekuestrohen armë zjarri, municion luftarak, aparate celular, automjete dhe një shumë eurosh.
Në vijim të punës nga grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 17.01.2020, në rrugën ?London?, Kamzë, ku disa persona rrëmbyen 49-vjecarin J. P., pas një hetimi të thelluar, në bashkëpunim me prokurorinë, duke përdorur metodat proaktive, u bë e mundur zbardhja e kësaj ngjarjeje.
Në bazë të provave të grumbulluara nga grupi i posaçëm hetimor, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë nxori urdhër për të ushtruar kontroll në disa subjekte private, hotele dhe tri banesa private në fshatin Pjezë, Shijak, Durrës, si dhe urdhra ndalimi për disa shtetas.
Në këtë kuadër u zhvillua operacioni policor "Resorti", si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasve:
L. H., 35 vjeç, banues në Shijak, i dënuar më parë;
O. T., 36 vjeç, banues në Shijak;
E. H., 32 vjeç, banues në Shijak;
B. H., 64 vjeç, banues në Shijak;