Vajza e Enkeleda Çapokut: Xhaxhai monster qe me vrau mamin, nuk pranonte lidhjen time me nje djale

2020-01-27 3

S. Çapoku, vajza e të ndjerës Enkeleda Çapoku që mbeti e vrarë nga kunati i saj Erdet Çapoku më 9 Janar 2020, ka treguar të tjera detaje për veprimet e xhaxhait të saj.

Në një rrëfim ekskluziv për emisionin ?Uniko? nga Spartak Koka në Klan Plus, 18-vjeçarja thotë se xhaxhai nuk pranonte as lidhjen e saj me një djalë.

Ajo shprehet se Erdet Çapoku nuk ishte dakord për lidhjen e mbesës së saj, për të cilin thotë se nuk kishte pse t?i jepte llogari xhaxhait.

Spartak Koka: Ju jeni 18 vjeç. Jeni e lidhur me një djalë. A e pranonte Erdeti këtë lidhjen tuaj? Dhe çfarë konflikti lindi në këtë pikë?

S.Çapoku: Një lidhje tamam nuk mund të quhet sepse akoma nuk e kemi zyrtarizuar. Thjesht është një pëlqim. Mami i tha çunit që pa dalë burri nga burgu, nuk ka as fejesë as kafe.

Spartak Koka: Erdeti si e priti?

S.Çapoku: Nuk e di se si e mori vesh, por nuk ishte dakord. Thoshte që atë çunin nuk do e marrë.

Spartak Koka: Përse e refuzonte?

S.Çapoku: Nuk e di arsyen, sepse nuk e thoshte. Thoshte vetëm që atë djalin nuk do ta marri edhe nuk ishte dakord.

Spartak Koka: Ty ta kishte thënë? Të kishte ndaluar? Kishe biseduar me xhaxhain për këtë pjesë?

S. Çapoku: Jo nuk kam biseduar, sepse ai është personi i fundit fare që mund të pyetet, sepse unë kam prindër. Meqë tani mami im nuk jeton, kam babin, edhe babi pyetet dhe ka përgjegjësi mbi mua. Ai nuk ka fare asnjë lloj përgjegjësie mbi mua sepse ai është i vdekur për mua pasi ma masakroi mamin dhe ma vdiq në atë lloj mënyre. Ai nuk ekziston më fare për mua.

Spartak Koka: Si i ke marrëdhëniet me babin?

S.Çapoku: Me babin i kam marrëdhëniet shumë mirë, sillet shumë mirë me mua, shumë i dashur, më do dhe normalisht që e dua.

Free Traffic Exchange