Emisioni ?Uniko? nga Spartak Koka në Klan Plus sjell ekskluzivisht rrëfimin e vajzës së Enkeleda Çapokut, 39-vjeçares që u vra nga kunati i saj më 9 Janar 2020 në zonën Paskuqanit.
Vajza 18-vjeçare S. Çapoku tregon mes lotësh se si e ka përjetuar atë natë. Ajo tregon se ishte në gjumë kur xhaxhai i saj, Erdeti, hyri me forcë në banesën e tyre dhe goditi me sende të forta gjyshen duke e lënë pa ndjenja, e më pas të ëmën e saj.
Sipas rrëfimit të vajzës, xhaxhai i saj godiste vazhdimisht Enkeledën me sende të forta dhe në fund i preu damarët, duke i shkaktuar vdekjen.
18-vjeçarja thotë se u zgjua nga gjumi pasi kishte përfunduar gjithçka, kur gjyshja u përmend dhe bërtiti për të kërkuar ndihmë.
Menjëherë shkoi tek e ëma që ishte e gjakosur. Ky ishte dhe momenti kur Enkeleda dha shpirt në krahët e vajzës së saj.
S.Çapoku: ?Ndihem shumë e tronditur sepse akoma e kam ngjarjen përë syve edhe nuk më hiqet asnjë moment nga mendja. Atë ishim unë, mami dhe gjyshja në shtëpi. Unë ika e ë për të fjetur në dhomë. Ndërsa gjyshja dhe mami po rrinin në kuzhinë dhe po ngroheshin në gaz. Pas meje erdhi gjyshja për të fjetur, dhe pas gjyshes erdhi mami. Unë isha në gjumë edhe nuk kam dëgjuar asgjë çfarë ka ndodhur. Gjyshja kishte dëgjuar kur u hap dera me forcë edhe me dhunë. Pastaj gjyshja e kuptoi se kush ishte, edhe i thirri mamit.
?Enkeleda, Erdeti hyri në shtëpi?. Unë nuk dëgjova asgjë ngaqë isha në gjumë, por ngaqë më tregoi gjyshja se çfarë ndodhi.
Më pas erdhi drejt dhomës edhe goditi gjyshen në krah me levë. Pastaj gjyshja ra në tokë, ra pa ndjenja. Pastaj erdhi drejt mamit. Mami, si duket duhet të jetë përleshur me atë. Unë isha në të njëjtën dhomë me mamin, por nuk dëgjova asgjë, nga zhurmat apo nga të bërtiturat. Ai i ra mami prapa koke me levë, e goditi. Edhe pse e goditi aq rëndë me levë, mami prapë tentoi për t?u ngritur për të më shpëtuar mua. Unë u zgjova pasi dëgjova të bërtiturën e gjyshes dhe pas masakrës që ai monstra bëri me mamin tim. Kur ai i ra mamit prapa koke me levë, mami tentoi që të ngrihej prapë. Si duket, duhet të jetë ngritur për të ndezur dritën edhe i ra mamit me thikë tek damarët, tek indet kryesore, i preu damarët. I ra dhe në zemër. I kishte rënë 7 herë në zemër mamit. E kishte çarë në fytyrë mamin. Ai kishte ikur kur u zgjova sepse e kishte zën ë gjaku. E kishte zënë gjaku, sepse donte që të më godiste dhe mua. Por nuk arriti që ta bënte këtë gjë. Kur gjyshja u zgjua dhe ndezi dritën, pa mamin të shtrirë përtokë edhe ishte e masakruar, me plagë, edhe kishte derdhur shumë gjak. Dëgjova gjyshen që filloi duke bërtitur ?më kanë vrarë vajzën, më ndihmoni?. Edhe unë u zgjova në ato momente, edhe dola në korridor, edhe pashë mamin që ishte e gjakosur. Edhe ishte e plagosur. Në ato momente iku poshtë në kat të parë për të thirrur dajat edhe për të kërkuar ndihmë ngaqë mami ishte shumë e plagosur. Unë shkova te mami edhe e kapa mamin. Mami, sado që ishte e plagosur, sado që ishte masakruar në atë lloj mënyre që bëri ai mo...