Virusi kinez, studiuesi: Është zbuluar medikamenti, po përdoret tek mjekët

2020-01-27 2

Pasditen e sotme në programin ?Rudina?, në Tv Klan është diskutuar për një temë aktuale që ka shqetësuar botën. Bëhet fjalë për virusin vdekjeprurës Coronavirus. Kina është izoluar për shkak të tij, i cili po përhapet me shpejtësi dhe aktualisht ka dhjetëra mijëra të infektuar në shtetin aziatik, por jo vetëm.

Për të ndaluar përhapjen e tij, qeveria kineze ka ndaluar udhëtimet nga Wuhan dhe nga 19 qytete të tjerë, duke izoluar kështu plot rreth 56 milionë shtetas. Deri tani ka më shumë se 2700 raste të konfirmuara dhe numri i personave që kanë ndërruar jetë ka shkuar në 81.

Rastet e para me virusin në fjalë u vunë re në Kinë, por deri tani raste të konfirmuara ka edhe në Tajlandë, Japoni, SHBA, Australi, Francë. Simptomat janë: Ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje. Nuk ka ende një vaksinë për coronavirusin e ri që është përhapur momentalisht, pasi është ende i panjohur nga shkencëtarët.

Për të marrë më tepër informacion, në emision është realizuar një lidhje e drejtpërdrejtë me studiuesin dhe njohësin e kulturës dhe shoqërisë kineze Iljaz Spahiu.

Free Traffic Exchange