Dyshonte se e kanë helmuar qëllimisht, vëllai i 19 vjeçares në Librazhd reagon për Report Tv

2020-01-27 1

Pas autopsisë ku thuhej se 19-vjeçarja Rezarta Hajdari, ndërroi jetë si pasojë e helmimit nga monoksidi i karbonit, përhapur nga mangalli me prush që përdorte për ngrohje ka ardhur një reagim edhe nga familja e vajzës, të cilët më parë kërkonin drejtësi dhe dyshonin se vajza mund të ishte helmuar qëllimisht.

Në një lidhje telefonike me gazetarin e Report Tv, Renaldo Gjoshi, vëllai i 19-vjeçares, Reshit Xibraku është shprehur se është dakord me ekspertizën e bërë nga mjekët dhe se nuk ka më dyshime për vdekjen e motrës së tij.

"Analizat i mora. Jo nuk kam asgjë për të thënë. E pranoj se është helmuar nga mangalli." është shprehur ai.

Ngjarja e rëndë ndodhi në dhjetor 2019 në fshatin Xhyrë të të Librazhdit ku 5 ditë pas martese Olsi Hajdarin së bashku me Rezartën u helmuan nga monoksidi i karbonit, përhapur nga mangalli me prush. Olsi arriti të shpëtonte pas dërgimit në spital ndërsa 19-vjeçarja gjeti vdekjen.

Free Traffic Exchange