SHIJAK- Vihen në pranga dy të dyshuar për pengmarrjen 10 ditë më parë në Kamëz, ndërsa ka dyshime të forta të policisë, se Jan Prenga, i marrë peng, mund të jetë vrarë nga vëllezërit Altin dhe Leonard Hajri dhe djali i xhaxhait të tyre.
Leonard Hajri u arrestua ditën e sotme pas aksionit të Policisë dhe forcave RENEA në zonën e Shijakut, në një kompleks "Golden" në pronësi të tij dhe të vëllait Altin Hajri, ky i fundit i shpallur në kërkim. Në pranga ra edhe djali i tyre i xhaxhait, ndaj të cilëve janë ngritur akuzat për "rrëmbim personi" dhe "vrasje me paramendim". Policia kishte dyshime se Prenga mbahej peng pranë këtij kompleksi për evente, ndërsa raportohet se në kompleksin e tyre u sekuestruan edhe tre armë zjarri.