Brenda datës 2 shkurt në Qarkun e Lezhës do të jetë gati fatura financiare e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Konfirmimi ka ardhur nga prefekti Gjok Jaku, sipas të cilit është në përfundim vlerësimi përfundimtar i të gjitha objekteve që kanë pësuar dëmtime nga tërmeti i 26 nëntorit dhe menjëherë raporti do t'i referohet qeverisë.
"Dy grupe specialistësh në Bashkinë Lezhë dhe Kurbin deri më tani kanë bërë vlerësim përfundimtar të 80% ndërtesave të dëmtuara. Me përfundimin e vlerësimit përfundimtar deri në datën 2 shkurt do të kemi gati raportin financiar për koston e shkaktuar nga dëmtimet nga tërmeti", tha Gjok Jaku Prefekt i Qarkut Lezhë