Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj tha sot se marrëveshja për hekurudhat me Serbinë, nuk i bën asnjë dëm Kosovës.
Pas homazheve tek obelisku i hebrenjve, në ditën ndërkombëtare të përkujtimit të holokaustit, ai u ndal tek rrethanat politike.
?Ne kemi hekurudha të dobëta që lidhen me Serbinë, pra janë në gjendje të mjerueshme. Jemi në proces të rinovimit në tërësi të rikthimit të hekurudhave është një projekt i madh me BE-në. Një marrëveshje me Serbinë nuk i bën asnjë dëme Kosovës për qarkullim hekurudhor:.
I pyetur nëse marrëveshja për hapjen e linjës ajrore dhe ajo për hekurudhat kanë rifilluar dialogun me Serbinë, Haradinaj tha se nuk mund të flasë për dialog, por sidoqoftë, ato janë të mirëpritura për qarkullim të njerëzve, por pa largim të taksës.
?S?kam të drejtë për ta definuar si një dialog, por fakti që po ndodhin disa marrëveshje që kanë një karakter qarkullimin e njerëzve. Pasi për shkak të taksës i mallrave është më i vështirësuar. E mirëpresim, e kemi kërkuar edhe në të kaluarën, një dialog pa kushte, pa u larguar taksa?.
Ndërkaq për mundësitë e një qeverie teknike, Haradinaj tha se duhet pritur si do të veprojë mandatari për kryeministër.
?Mendoj që janë të parakohshme këto spekulime. Ne kemi mandatar, fituese të zgjedhjeve. Duhet të presim si duhet të veprojnë ata?.
Ministri në largim i Infrastrukturës dhe Transportit në Qeverinë e Kosovës, Pal Lekaj ka përzgjedhur ndërkohë emrat që do të drejtojnë negociatat për linjën hekurudhore me Serbinë. Grupet e punës nga Kosova dhe Serbia, janë takuar sot në Berlin, për të diskutuar me të dërguarin e posaçëm të SHBA, Richard Grenell. Përveç linjës hekurudhore, më 20 janar 2020, delegacionet nga Prishtina dhe Beogradi, me ndërmjetësimin e diplomatëve amerikanë, kanë nënshkruar një letër të interesit për hapjen e linjës ajrore mes Prishtinës dhe Beogradit që do të operohet nga kompania gjermane, Lufthansa.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#RamushHaradinaj#Kosovo#TopChannel