Vetëm në Janar 1500 leje drejtimi të pezulluara, Lleshaj: Fushatë për forcimin e sigurisë

2020-01-27 0

1500 leje drejtim janë pezulluar vetëm gjatë muajit janar të këtij viti. Ky bilanc tregon edhe nivelin e papërgjegjshmërisë të madhe në rrugët e vendit nga shoferët të cilët bëhen shkak për aksidente.

Shifrat janë bërë të ditura nga ministri i brendshëm Sandër lleshaj i cili së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu inspektuan një patrullë shërbimi me radar për kontrollin e shpejtësisë së mjeteve, në aksin Elbasan - Tiranë në kuadër të fushatës Siguria Rrugore 2020 .