http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Muaji nëntor 2019 ishte afati i parashikuar për hapjen e plotë të Bypass -t të Fierit. Por ky afat nuk u arrit , pasi njëra anë e karexhatës, e cila do të qëndronte e hapur vetëm për dy muaj te verës, qëndroi e tillë gjatë gjithë kohës, cka solli një zvarritje të punimeve.Eshtë kjo një nga arsyet që kreu autoritetit rrugor Ergy Verdho shpjegon zgjatjen e kontratës me investitorin, deri në korrik të këtij viti. Një tjetër arsye është edhe kërkesa e bashkisë Fier për rishikim të projektit në dy urat me qëllim shmangjen e përmbytjeve.Për këto dy arsye afati i fundit për hapjen e plotë të By Passit të Fierit do të jetë data 1 Maj. Ndërsa gjatë muajve qershor -korrik do të kryhen pajisja me sinjalistikën e nevojshme.Sipas autoritetit rrugor nga kjo e hënë e deri në fund muajit prill kompania do të kryejë investimin e plotë, me qëllim përfundimin e kësaj vepre publike, punimet për të cilën po kapin një dekadë.