http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, këtë të hënë ka konfirmuar se do të zhvillojë një takim me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.Mustafa është shprehur optimist se marrëveshja me Albin Kurtin mund të arrihet përfundimisht sot?Jam i përkushtuar që të ketë marrëveshje sot, sepse nuk ka kuptim që të vazhdojmë kështu. Po bëjmë përpjekje për marrëveshje.?Ndërkohë nuk ka asnjë informacion në lidhje me orën kur mund të zhvillohet takimi Mustafa-Kurti, takim që vjen pas përfundimit të afatit të ultimatumit që kreu i LDK-së i dha Lëvizjes Vetëvendosje.Nëgociatat mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë ngecur për shkak të mosmarrëveshjeve për ndarjen e posteve, fillimisht atë të presidentit dhe më pas edhe të kryeparlamentarit.