97-vjetori i Shërbimit Pyjor Shqiptar, vullnetarë i bashkohen aksionit për mbjelljen e 1000 pemëve

2020-01-27 1

Me rastin e 97-vjetorit të themelimit të institucionit të Shërbimit Pyjor Shqiptar, nxënëstë shkollës së Lalmit, vullnetarë të ?Qendrës Rajonale Rinore Tiranë?, punonjëstë Bashkisë së Tiranës, si dhe banorë të zonës, mbollën sot 1000 fidanë të rinj në Parkun e Liqenit të Vaqarrit.


Aksionit iu bashkua edhe kryetari i Bashkisë sëTiranës, Erion Veliaj, i cili theksoi se përvjetori i krijimit të ShërbimitPyjor është tregues i vëmendjes që ka pasur Tirana ndaj pemëve, që në fillimete saj si kryeqytet.

?Iu bashkovaskuadrave të Vaqarrit, sidomos shkollës së Lalmit, që kishte vendosur tëfestonte 97-vjetorin e Shërbimit Pyjor. Tirana mbush 100 vjeç, Shërbimi Pyjor97 vjeç; do të thotë se në fillimet e kryeqytetit dhe të shtetit tonë kemipasur një vëmendje ndaj natyrës, ndaj së bukurës, një vëmendje ndaj paqes memjedisin. Qartazi nuk e ruajtëm këtë. E filluam kryeqytetin dhe shërbimin pyjorpara 97 dhe 100 vjetëve, por dashurinë për natyrën nuk e mbajtëm?, tha Veliaj.

Ai u shpreh se çdobrez ka detyrimin që të kujdeset për t?i lënë gjeneratës së ardhshme një pajësa më të mirë. ?Sa gëzohem kur i shoh fëmijët sot që po na ndihmojnë tëmbjellim kodrën e Lalmit, e cila që siç duket ka pasur erozion, toka karrëshqitur prej faktit që u prenë pemët. Nëse nuk kemi kuptuar formulën që çdobrez ka për detyrë t?i lërë një faturë sa më të ulët dhe një pajë sa më të mirëdhe të shtrenjtë brezit tjetër, do të thotë s?kemi bërë asgjë. Ndaj, jam këtupër ta inkurajuar këtë sipërmarrje për të mbjellë pemë. Më vjen mirë që sotmbjellim disa mijëra fidanë pishash, në një vend ku komuniteti në vitet ?90 ipreu dhe ? siç e shikoni ? ka marrë me vete një pjesë të madhe të kodrës, dukeiu afruar shtëpive, për të rikuperuar atë që mundemi. Shpresoj që 97 apo 100vitet e ardhshme të Shërbimit Pyjor t?i gjejë ata me aleatë në gjithëpopullatën?, theksoi Veliaj.

Kryebashkiakushtoi se mbjellja e pemëve nuk duhet të jetë monopol vetëm i institucioneveshtetërore dhe ftoi qytetarët e bizneset që t?i bashkohen kësaj nisme, duke kontribuarpër një mjedis më të pastër dhe më të gjelbëruar. ?Shërbimi Pyjor nuk mund tëketë monopolin e gjelbërimit apo të mbjelljeve, nëse secili prej nesh nuk ekupton që ky është misioni ynë i përbashkët.

Ndaj, mezi pres që djemtë dhevajzat që më ftuan sot për të festuar në këtë ditë me mbjellje pemësh, të jenëata që do të jenë aleatët kryesorë të një shërbimi pyjor, i cili gjen njëmbështetje në popullatë si kurrë më përpara këto 100 vjet. Dua t?i ftoj të gjithëqytetarët e Tiranës, stina e mbjelljeve është tani, nga tani deri në fund tëmarsit-fillim prilli, pra koha më shi, sa na lag e na bën qull, aq është edhemomenti ideal se ka ardhur stina e mbjelljeve?, deklaroi Veliaj. Ai nënvizoi seasnjëherë nuk është vonë për të bërë paqe me natyrën, dhe për t?iu rikthyerasaj tradite që themeloi Shërbimin Pyjor 97 vite më parë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15Kw...