Ndonëse, i konsideruar një nga burimet më të rëndësishme për letërsinë e artit italian, ideja e gjeniut të madh italian Leonardo da Vinçit e shkruar në vitet 1498 për pikturën, vjen e botuar edhe në shqip nga studiuesi Moikom Zeqo. Në këtë 500-vjetor të ndarjes së tij nga jeta, shkrimtari na rrëfen, se si ka ndikuar ?Traktati i pikturës? së Da Vinçit në krijimtarinë e tij, por edhe për rëndësinë që ka ky libër për artistët shqiptarë.