RENEA 'zbarkon' me blinda në Shijak për lirimin Jan Prengës, i vëllai nuk dorëzoi 16 kg kokainë!

2020-01-27 1

Detaje të reja për rrëmbimin e Jan Prengës në Kamëz më 17 janar. Rrëmbimi i tij lidhet me të kaluarën e të vëllait, pasi dyshohet si i përfshirë në trafikun e drogës, më konkretisht për mosdorëzimin e një sasie prej rreth 16 kg kokainë. Pikërisht për tëkë ngjarje, RENEA zbarkoi në Shijak, në kompleksin e vëllezërve Hajri, ku dyshohet se mbahet Jan Prenga. Nga operacioni u sekuestrua një armë zjarri dhe janë shoqëruar në polici dy persona.