IGJEUM: Tërmeti i 26 nëntorit ishte 9 ballë në Durrës, 7 ballë në Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus

2020-01-27 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/VizionPlusTv
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të dhënat shkencore nga Instituti i Gjeoshkencës tregojnë se tërmeti i datës 26 nëntor 2019 me magnitudë 6.4 ishte ndjerë  IX ballë në Hamallaj, Jube dhe rrushkull Rrushkull, VIII-IX ballë në qytetin e Durrësit, Sukthit dhe në Kuraten.
Sipas të dhënave zyrtare të IGJEUM, tërmeti është ndjerë VIII në qytetin e Shijakut, Golemit, Vorës, Thumanë, Mamuras etj, VII ballë në qytetin e Tiranës, Rrogozhinë Milot, Velipojë etj., VI ballë në qytetit  Shkodrës, Pukës, Bulqizës, Librazhdit, Fierit,V ballë në qytetet e Tepelenës, Korçës, Tetovës dhe Niksicit, Prishtinës, Dubrovnikut, Korfuzit, Leces, Otrantos etj; IV ballë në qytetet Janina, Preveza, Nish, Sarajeve, Taranto etj.
Ndryshe nga magnituda, shkalla evropiane makroseismike EMS-98  mat forcën e tërmetit me ballë është shkalla e parë e intensitetit sizmik, e krijuar për të inkurajuar bashkëpunimin midis inxhinierëve dhe sizmologëve, në vend që të përdoret vetëm nga sizmologët. Ajo është një manual të detajuar, i cili përfshin udhëzime, ilustrime dhe shembuj të aplikimit.
Për dallim nga shkallët e madhësisë së tërmetit, të cilat shprehin energjinë sizmike të lëshuar nga një tërmet, intensiteti EMS-98 me ballë tregon se sa fuqishëm një tërmet ndikon në një vend të veçantë. Shkalla e EMS-98 me ballë ka 12 kategori ku shkalla 9 ballë është shkatërruese, dhe pastaj të tre shkallët e tjera deri tek 12 janë shumë shkatërruese.
Tërmeti tjetër i madh i datës 26 dhjetor në orën lokale 07:08 pati një intensiteti i tërmetit në epiqendër VII-VIII ballë (EMS-98) në detin Adriatik dhe u ndje VII-VIII ballë në Patok, Lalez, Shetaj, VII balle qytetin e Lacit, Milot, Thumanë dhe ne Hamallaj VI-VII në qytetin e Vorës, Krujës, Lezhës, Ulqin; VI ballë në qytetet e Durrësit, Tiranës, Rrëshenit, Velipojës etj; V ballë në qytetin e Shkodrës, Pukës, Bulqizës, Elbasanit, Lushnjës; IV ballë në qytetet Tepelene, Korçe, Pogradec, Dibër, Tetovë dhe Podgorice etj.
Rrjeti Sizmologjik i Shqipërisë, regjistroi për muajin nëntor në vendin tonë sizmitetin të nivelit më të lartin që prej tërmetit të 15 prillit 1979 (M6.9). Rritja më e madhe e aktivitetit sizmik u regjistrua në perëndim të Shqipërisë e shprehur me tërmetin e Durrësit me magnitudë 6.3, më 26 nëntor, në orën 03:56 me orën lokale që është dhe tërmeti më i fortë i 40 viteve te fundit. Nga ky termet humben jetën 51 persona. Përkatësisht në Durrës 25 viktima, Thumanë 24 viktima, Lezhe 1 viktimë dhe Tirane 1 viktimë.
#vizionplustv #lajmet #20 vjet