#rtvora #oranews
Ministria e Shëndetësisë mblodhi sot Task Forcën e ekspertëve për të marrë masa për koronavirusin e ri që po përhapet me shpejtësi në Kinë dhe jashtë saj.
Manastirliu: Me urdhër të posaçëm kam kërkuar të merren masat paraprake për rritjen e survejancës dhe të identifikohet shkalla e rrezikut. Nga raportimi i fundit që kam Shqipëria mbetet një vend me rrezik të ulët sa i takon depërtimit të koronavirusit nga Kina. Kemi gati planet e emergjencës. Masat janë në kordinim me OBSH. Kemi marrë masat përkatëse në aeroportin e Rinasit.
Ministrja tha se kemi një survejancë shumë të mirë të infeksioneve respiratore dhe laborator të standartizuar lidhur me vendosjen e diagnozës, po kështu stafe të trajnuara dhe planet e reagimit në spitale në varësi të shkallës së rrezikshmërisë.
81 viktima- Numri i njerëzve të vdekur në Kinë nga koronavirusi ka shkuar në 81, me gati 3,000 raste të konfirmuara të sëmurë.
Pushimi kombëtar i vitit të ri është zgjatur me tre ditë deri të dielën, në përpjekje për të penguar përhapjen.
Të hënën, Kryeministri kinez Li Keqiang vizitoi Wuhan, kryeqytetin e provincës Hubei dhe qendrën e shpërthimit.
Numri i vdekjeve në provincën Hubei është ngjitur nga 56 në 76, me pesë vdekje diku tjetër.
Wuhan është në bllokim dhe disa qytete të tjera kanë vendosur ndalime të udhëtimit.
Në Shanghai, qeveria ka ndaluar bizneset të kthehen në punë deri më 10 shkurt.
Ndalimi vlen për të gjitha kompanitë, përveç shërbimeve, firmave mjekësore, furnitorëve mjekësorë dhe supermarketeve.
Ndërkohë, drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom Ghebreyesus, është në Pekin për të diskutuar për epideminë me qeverinë kineze dhe ekspertët e shëndetit.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/virusi-vdekjeprures-ne-kine-ministria-e-shendetesise-mbledh-task-forcen
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp