Vdesin binjakët vetëm 5-muajsh në Berat, mbërritën në spital pa jetë (detajet e para)

2020-01-26 5

Dy fëmijë binjakë kanë gjetur vdekjen mëngjesin e sotëm në Berat.

Fëmijët e moshës 5 muajsh,të dy djem kanë mbërritur të vdekur në Repartin e Pediatrisë të Spitalit Rajonal Berat rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm.

Ata janë dërguar në Morgun e spitalit, ku i janë nënshtruar autopsisë mjeko-ligjore. Nga autopsia nuk ka rezultuar të ketë pasur shenja helmimi në trupin e fëmijëve, edhe pse prindërit kanë pasur dyshime se fëmijët mund të jenë helmuar nga qumështi me kuti, me të cilin nëna i ushqente që nga dita e lindjes.

Mjekët e morgut të Beratit konfirmojnë se, në trupin e dy foshnjave nuk ka pasur shenja dhune. Ata dyshojnë se, fëmijët mund të kenë gjetur vdekjen si pasojë e mungesës së ajrit në dhomë, ndërkohë që kanë dërguar për ekzaminim në Tiranë analizat e foshnjave dhe janë në pritje të përgjigjes së tyre, për të zbuluar shkaqet e vdekjes.

Foshnjat binjake jetonin me prindërit Eduard dhe Merushe Agalliu dhe me motrën 6-vjeçe dhe vëllain 5-vjeç në një banesë dy katëshe në periferi të qytetit, në lagjen ?Uznovë?. Kunata e Merushes, Natasha Agalliu tregon se,fëmijët ishin në gjendje të mirë shëndetësore në mëngjes dhe duke qen? se ishte ftohtë,e ëma Merushja i kishte zbritur në katin e parë tek ajo ku ishte ndezur soba me dru.

Gjysëm ore më vonë ajo i kishte kërkuar kunatës të vinte të merrte fëmijët se do dilte, por në atë moment kanë vënë re që fëmijët nuk reagonin. Ajo pohon se i kanë dërguar menjëherë në spital, por fëmijët ishin të vdekur.

Natasha shprehet se fëmijët nuk ishin të sëmurë,asnjëri prej tyre nuk kishte shfaqur shenja virozash apo temperaturë dhe askush nuk e kuptoi dot shkakun se përse vdiqën papritur foshnjat.

Natasha u shpreh se prindërit e foshnjave binjake pas autopsisë,i kanë varrosur që sot fëmijët në varrezat Suelasit.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopChannel

Free Traffic Exchange