Report TV -Dy muaj pas tërmetit/ Banesat e dëmtuara rëndë do të rivlerësohen

2020-01-26 0

Ndërtesat me dëmtime të gradës 4 dhe 5, specifikisht me dëmtime shumë të rënda do të rinspektohen. Qeveria shqiptare ka shpallur këtë vendim më datë 24 janar, i publikuar tashmë dhe në fletoren zyrtare. Në vendimin e qeverisë thuhet qartë që objektet pa leje për t'u rivlerësuar do të kenë një kosto ekonomike që do të bëhet sipas këtyre tarifave të mëposhtme:

Dokumentim gjeometrik 150 lekë/m2
Akt-ekspertiza 40 lekë/m2
Provat laboratorike 200 lekë/m2
Studimit të thelluar 300 lekë/m2
Projekti i ndërhyrjeve rehabilituese 200 lekë/m2

Analiza do të përfshijë studimin gjeometrik, studimin e materialit të përdorur, qëndrueshmërinë sizmike dhe studimin e dokumentacionit. Kjo akt-ekspertizë e thelluar, sipas vendimit të qeverisë do ti vihet në dispozicion Institutit të Ndërtimit për kryerjen e oponencës, ndërsa procesin do ta realizojnë njësitë e qeverisjes vendore. Ministri i rindërtimin Arben Ahmetaj tha sot se janë inspektuar 48 mijë banesa, por pa njoftuar se për banesat me dëmtime të rënda procesi i inspektimit do të nisë nga fillimi