Mbrëmë, sipas listës së ?Ervizhual?, faqja e internetit që e tregon cilësinë e ajrit në suaza botërore, Shkupi ka qenë në vendin e parë për ndotjen e ajrit në botë. Mëngjesin e sotëm, me uljen e grimcave PM10, kryeqendra ka rënë në pozitën e tetë në këtë listë. Ndotja e ajrit duket që edhe këtë vit do të jetë sfidë serioze për vendin tonë. Pasi dy ditë me radhë, ndotja kaloi normat e lejuara, mbrëmë edhe autoritetet e qytetit dolën me rekomandimet standarde tashmë të dëgjuara për mbrojtje: më shumë persona të voziten me një makinë, të shfrytëzohet transporti publik, të mos dilet në hapësira të hapura dhe amvisëritë të mos ngrohen me mbetje të ndryshme. Pasojat nga ndotja e ajrit i ndjejnë edhe qytetarët, të cilët kërkojnë masa urgjente dhe afatgjate.