Ligji për Prokurorinë, vazhdojnë përplasjet e partive

2020-01-26 0

Dy ditë para debatit publik në Parlament për propozim-ligjin për Prokurorinë, pushteti dhe opozita përsëri me akuza të ndërsjella. Për LSDM-në, VMRO-DPMNE-ja është frenuesja kryesore e ligjit. Ata thanë se nuk do të bëjnë pazare me aktakuzat dhe hetimet e PSP-së që dikush të shmang përgjegjësinë penale. Nga LSDM-ja sigurojnë se mbështetje për ligjin kanë edhe nga BDI-ja, edhe pse kundër funksionarëve të tyre PSP-ja kishte hapur hetime, e të cilat tani janë në prokurorinë e rregullt.