Rubrika ?Ka një mesazh për ty?, në E diela Shqiptare në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e dhimbshme të 15-vjeçares Xhesika. Ajo ka lindur dhe është rritur në Greqi, por fatkeqësia që i ndodhi e ndryshoi jetën e saj.
Para disa kohësh, nëna e saj u nda nga jeta si pasojë e kancerit. Në studio, Xhesika ka ardhur për të plotësuar dëshirën e nënës së saj sepse ajo kishte dashur të ishte pjesë e programit, por nuk mundi për shkak të sëmundjes. Mamaja e saj ka punuar gjithë jetën për të ndërtuar shtëpi në Shqipëri, por nuk mundi ta gëzonte me familjen dhe Xhesika në studio tregon se nga ajo shtëpi ka kujtime të këqija sepse nuk kanë hyrë për diçka të mirë.
Ajo e ka thirrur tezen e saj për ta falenderuar që i ka qëndruar dhe vazhdon ti qëndrojë pranë, por gjithashtu ka edhe një kërkesë për të.