Të prekurit nga tërmeti kanë 1 muaj kohë për të vetëdeklaruar dëmet e banesave të tyre, në mënyrë që të përfitojnë nga programi për rindërtim.
Ata të cilët nuk dinë dinë të përdorin teknologjinë, do ndihmohen nga njësitë përkatëse bashkiake. Në formularin e aplikimit, do kërkohen disa dokumente lidhur me pronësinë, të dhëna mbi numrin e familjarëve si dhe aktet e ekspertimit të banesave, ndërsa banorët do mund të ndjekin vetë vijimin e procesit online.
?Mjafton që familja e dëmtuar të bëjë aplikimin dhe të marrë kodin e vet në smartphone dhe nga smartphoni ndjek ku është procedura e vet?, shprehet Rama.
Kryeministri Edi Rama paralajmëroi më ndëshkim ligjor për zyrtarët abuzues.
?Ky është një proces transparent, pasi nuk është me zyrtari dhe qytetari. Zyra përkatëse dhe aplikanti përkatës po është shteti i tërë që të shikon. Do ndëshkohen rastet kur identifikohen se në procesin e vlerësimit janë futur raste që se meritojnë?, ka thënë Rama.
Rama ftoi edhe opozitën të bëhet pjesë e procesit me mënyrën e vet.
?Opozita të na shurdhojë me shpifje për çdo rast abuzimi pasi në mes të shpifjeve mund të gjejmë ndonjë të vërtetë?, shprehet kryeministri.
Pjesë e dosjes do të jetë edhe sistemi i pikëzimit. Nga banesat më të dëmtuara ku ndërhyrja do të jetë më e shpejtë tek ato më pak të dëmtuara. Procesi i vetëdeklarimit është i detyrueshëm, ndërsa faza e parë do të pasohet më një të dyte, atë të vlerësimit.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#EarthquakeAlbania#EdiRama#TopChannel