Durrës, riparimi i mureve të pallatit/ Banorët: Godina ka të dëmtuar strukturën dhe themelet

2020-01-26 0

Dy muaj pas tërmetit, familjet e dëmtuara vazhdojnë të jetojnë ku të munden, ndër të afërm apo me qira, por ajo që u rëndon më shumë, është pasiguria për fatin e pronës së tyre. Ky është një nga pallatet e shumta të dëmtuara në Durrës.


Ai ndodhet pranë ujësjellësit dhe kompleksit ?Jedas? dhe mban shënimin ?Rrezik shembjeje?. Ditë pas dite, pallati anohet duke rritur pasigurinë e banorëve për fatin e tij. Ndonëse ka marrë një pjerrësi, jashtë ccdo standardi urbanistik e ndërtimor, që i kalon 50 centimetrat, sipas banorëve, kompania ndërtuese ka vendosur të ndërhyjë në riparime muresh, pa marrë parasysh dëmet në strukturë dhe në themele.

Banorët hedhin dyshime dhe për lejen e dhënë nga bashkia për riparimin e këtij pallati të vlerësuar me DS4 nga ekspertët dhe presin që firma të jetë transparente me ta për çdo vendim që merr.

Deri më sot bashkia Durrës ka miratuar 40 leje të përshpejtuara për riparimin e objekteve ku jetonin 1259 familje. Këto objekte janë të klasifikuara kryesisht me nivelin e dëmeve, DS3 dhe DS2, ndërsa objektet me DS4 janë referuar pranë Institutit të Ndërtimit, për akt ekspertizë të thelluar. Bashkia Durrës ka dhënë dhe 11 miratime për leje riparimesh për objekte shërbimi, mes të cilave dhe 4 hotele, qendra kulturore e fëmijëve dhe biznese të tjera. Aktet e dyfishta të ekspertizës që kundërshtojnë njëra-tjetrën, për të njëjtat objekte, mbeten një problem i madh në zonat e prekura nga tërmeti.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#EarthquakeAlbania#Durres#TopChannel