Romeo Kara: 10 ditë pas dëshmisë në Komisionin për 'CEZ', m'u aksidentuan gruaja me vajzën!

2020-01-26 3

TIRANE- Ish-juristi i OSHEE Romeo Kara ka treguar në studion e Report Tv se 10 ditë pas deklarimit që ka dhënë në Komisionin Hetimor për dosjen CEZ bashkëshortja e tij dhe vajza e tij e vogël janë aksidentuar ndërkohë që ka rrëfyer se ai bashkë me fëmijët e tij janë kërcënuar. Ai deklaroi se do të vazhdojë të dalë hapur kundër kësaj çështjeje pasi nuk i trembet kërcënimeve.

"10 ditë pasi kam dhënë dëshminë në Komisionin Parlamentar është aksidentuar vajza e vogël me gruan. Kam bërë denoncim. Kanë kërcënuar fëmijët e mi edhe mua por unë kam dalë hapur dhe do vazhdoj të dal hapur", tha Romeo Kara.Ai deklaroi se do të kallëzojë gjyqtarin Lazër Sallaku i cili firmosi mbylljen e dosjes CEZ ndërsa shtoi se do të dorëzojë në SPAK të gjithë provat që disponon lidhur me këtë ngjarje, duke përmendur këtu edhe email-e që nuk janë publikuar më parë. Kara tha se prokuroria nuk ka bërë një hetim të thelluar lidhur me këtë çështje dhe ai nuk është thirrur asnjëherë për të dëshmuar për dy vite me radhë, ndërsa u shpreh se është informuar për lajmet në zhvillim mbi dosjen vetëm përmes mediave.

Free Traffic Exchange