Nga 9 marsi deri më 9 qershor studentët që kanë mbaruar nivelin e studimeve bachelor mund të kryejnë praktikën në administratën shtetërore, njësitë e vetëqeverisjes vendore, si dhe në shoqëri tregtare.
Ministria e Arsimit, ka publikuar në datën në Fletoren Zyrtare shpalljen e ?Thirrjes së pestë?, në kuadër të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës. Aplikimet do të behën online në platformën zyrtare të programit në faqjen web të ministrisë së arsimit, nga data 7 shkurt deri në 29 shkurt.
Aplikantët duhet të jenë nga mosha 21 deri 26 vjeç deri në datën 9 mars 2020.
Pjesëmarrësit nuk duhet të kenë qenë pjesë e programit në thirrjet e mëparshme. Ata duhet të paraqesin dokumentat se çfarë studimesh kanë përfunduar, mesataren dhe një jetëshkrim të shkurtër.
Qëllimi i programit është ofrimi i një përvoje kualifikuese, që ndikon në zhvillimin e aftësive profesionale e të shprehive të tyre praktike, në njohje me sistemin administrativ publik.
Studenti do të kryejë praktikën e punës pranë institucionit ku është pranuar, çdo ditë, nga e hëna deri të premten, orar zyrtar. Që të certifikohet për përfundim me sukses të programit, kandidati duhet të marrë pjesë minimalisht në 80% të periudhës së zhvillimit të programit.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#PraktikaMesimore#TopChannel