Arkiva Lajme - Tv Klan 2000
Italia më pranë se kurrë krizës qeveritare. Nesër D?Alema pritet të paraqes përpara parlamentit Italian dorëheqjen e parevokueshme. Presidenti Çampi ka refuzuar dje me forcë kërkesën e D?Alemës për dorëheqjen. Berluskoni nga ana e tij ka bërë thirrje politikës italiane dhe njerëzve të tij të thjeshtë që ta çojnë vendin në zgjedhje të parakohshme dhe ti japin fund show politik.
Gjithçka nisi nga votimet rajonale italiane, të cilat sipas sondazheve flasin për fitoren e të djathtëve në 55% për votimet zonale dhe për këshiltar rajonal peshorja e votimeve është nga ana e të djathtëve. Pra 32 milion Italian do të qeverisen nga qendra e djathtë, ndërsa 16 milion nga qendra e majë.
Pra vendi me politikën e majtë që ka qeverisur deri tani që nga nesër hyn në krizën e ekzekutivit, duke shënuar kështu të 52 qeveri italiane e cila është më pranë se kurrë shpërbërjes./tvklan.al
Gazetare ? Mirela Milori