#tvora #rtvoranews
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka vizituar ambientet e reja të qendrës shëndetësore Bardhoc në Kukës, e rindërtuar në kuadër të programit të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore.
?Një investim shumë i rëndësishëm, i munguar prej 25 vitesh për komunitetin e Bardhocit. Rindërtuam një qendër shëndetësore model, që shërben rreth 3 mijë banorëve. Programi i rindërtimit të 300 qendrave shëndetësore po jep frytet e veta, si në qytetet e mëdha, edhe në fshatra dhe zonat e thella rurale?, tha Manastirliu.
Janë 180 qendra shëndetësore që kanë përfunduar në 2 vitet e shkuara, ndërkohë që përgjatë vitit 2020, 120 qendra të tjera shëndetësore dhe ambulanca do të rehabilitohen.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/qender-e-re-shendetesore-ne-kukes
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp