Një numër i madh biznesesh mbyllen në Kosovë çdo vit dhe shkak për këtë, sipas ekspertëve, është ndryshimi i legjislacionit apo udhëzimeve administrative, mosdorëzimi i raporteve vjetore sipas hyrjeve financiare dhe aktiviteti i ulët ekonomik.
Gjatë 2019, tendenca e regjistrimit dhe mbylljes së bizneseve në Kosovë ka vijuar me të njëjtat ritme, por numri i bizneseve që mbyllen në një vit, konsiderohet shqetësues. Drejtori i drejtorisë në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve, Mehdi Pllashniku thotë për KosovaPress, se në 2019 janë shuar 1 mijë e 774 biznese, prej tyre 11 kompani të huaja.
Pllashniku: Në vitin 2019, u shuan 1 mijë e 774 biznese
?Në vitin 2019 në ARBK janë regjistruar 10 mijë 54 biznese, ndërsa janë mbyllur 1 mijë e 774 biznese? Arsyet, shkaqet për mbyllje janë pesë, por në shumicën e rasteve deklarohen në mënyrë vullnetare. Në qoftë se marrim një statistikë që nga viti 2000 përafërsisht numri i shuarjeve është rreth 10 përqind?
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës(OAK), Berat Rukiqi thotë se në vendet tjera numri i bizneseve të mbyllura mund të jetë më e vogël por procedurat e falimentimit janë më të vështira. Në Kosovë ndërkohë, nuk ka burokraci për të mbyllur bizneset.
Rukiqi: Bizneset për shkak të obligimeve shuajnë aktivitetin ekonomik
?Nuk është që kemi një trend në favor të mbylljes së bizneseve në raport me trendin e atyre që hapen. Deri sot nuk është konsideruar si një prej problemeve të ekonomisë në Kosovë mbyllja e bizneseve. Shkaqet janë kryesisht të ndryshme.
Edhe eksperti i ekonomisë Mustafë Kadriaj thotë se si rezultat i performancës së dobët ekonomike të bizneseve në vend, është rritur në vazhdimësi numri i kompanive të mbyllura.
Kadriaj: Për shkak të performancës së dobët ekonomike e bizneset dështojnë
?Si rezultat i mos likuiditetit monetar, të gjitha bizneset po tentojnë të hyjnë në kredi, por në momentin e futjes në kredi, shumica e bizneseve janë të predispozuara që të dështojnë, sepse nga kamatat e larta dhe performanca ekonomike e bizneseve vendore në vend nuk është aq e kënaqshme
Sipas të dhënave, në 2018 në Kosovë, ishin regjistruar 9 mijë e 967 biznese, ndërsa janë mbyllur 1 mijë e 890.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kosove#Biznese#TopChannel