Çmim për Digitalb/ Presidentja e Top Media Vjollca Hoxha shpallet sipërmarrësja e vitit

2020-01-25 3

Është mbajtur këtë të premte festa e biznesit mbarë shqiptar, ku drejtues të shumtë janë vlerësuar për punën e palodhur përgjatë vitit 2019, midis tyre dhe presidentja e Top Medias Vjollca Hoxha, e cila u përzgjodh si sipërmarrësja e vitit në të njëjtën kohë Digitalb si platforma më e ndjekur për vitin 2019. Në fjalën e saj zonja Hoxha nuk harroi të falenderonte të gjithë shqiptarët për besimin e dhënë.

?Faleminderit për vlerësimin. Kjo është një platformë jo vetëm për Shqipërinë, por unë e them me plot gojën që kjo është platforma më e mirë dhe në Ballkan dhe më gjerë. Sinqerisht ky çmim i shkon të gjithë shikuesve që kanë besuar tek kjo platformë. Ne përveç premtimit që kjo platformë do të jetë më e mira, nuk kemi se çfarë të themi më. Gëzuar të gjithëve dhe kalofshi sa më mirë?.

Në një event të organizuar në mënyrë perfekte, në shenjë falënderimi dhe mirënjohje për të gjithë ata sipërmarrës të cilët përgjatë gjithë vitit, punojnë për të ngritur nivelin ekonomik të vendit më lart. U vlerësuan gjithashtu për mundin dhe përpjekjet e mëdha. Digitalb edhe këtë herë duket se ja doli, duke qenë se edhe një vit tjetër ka ditur të qëndrojë pjesë e familjes së çdo shqiptari. Duke i ofruar argëtim çdo grupmoshe dhe mbi të gjitha suksesi është se fjala platformë zhduket, duke u zëvendësuar nga familja.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Digitalb#TopMedia#TopChannel

Free Traffic Exchange