Një person është arrestuar në Tiranë pasi tentuar ti japë para një polici për të shmangur masat administrative.
Ai po drejtonte mjetin pa vendosur rripin e sigurisë dhe pa kryer kontrollin teknik.
Tiranë
Policia Rrugore e Tiranës arreston një tjetër drejtues mjeti për mitëdhënie.
Në funksion të patrullimeve me përzgjedhje, ne zona të ndryshme të qytetit te Tiranës, rrugorët e kryeqytetit kanë ndaluar në rrugën ?Karl Gega? drejtuesin e mjetit me iniciale R. Y, 35 vjeç, i cili po drejtonte mjetin pa vendosur rripin e sigurisë dhe pa kryer kontrollin teknik.
Arrestimi i këtij shtetasi u be për veprën penale te parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal ?Korrupsion aktiv ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike?, pasi gjate kontrollit policor, me qëllim shmangien e penalizmit, drejtuesi i automjetit i ka ofruar agjentit verifikues një shumë lekësh.
Gjatë 25 ditëve të para të këtij viti, Policia Rrugore e Tiranës ka goditur tre raste të mitëdhënies, ku kanë përfunduar në pranga drejtuesit e mjeteve që kanë tentuar të korruptojnë punonjësin e Policisë rrugore me qëllim shmangien e masës administrative për shkeljen e konstatuar nga punonjësit Policisë rrugore në shërbim
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Policia#ZbatoRregullateQarkullimit#TopChannel