Gazetari Edison Myrteza flet nga Kina për Report Tv: Dy shqiptarë në provincën ku u shfaq virusi

2020-01-25 2

Virusi ka vendosur në alarm dhe karantinë një pjesë të madhe të Kinës, ndërsa deri tani ka shkaktuar 41 viktima dhe mbi një mijë të infektuar. E ndërsa ambasadori shqiptar, Selim Belortaja kërkoi që qytetarët të shtyjnë fluturimet e planifikuara drejt Kinës, gazetari Edison Myrteza në një lidhje telefonike nga Pekini për Report Tv rrëfen atë që po ndodh atje. Provinca ku u shfaq virusi është Wuhan-i. Gazetari Edison Myrteza thotë se në dijeninë e tij në këtë provincë janë edhe dy shqiptarë me të cilët ka kontaktuar dhe se gjendja e tyre është e mirë, ndërsa janë mbyllur në shtëpi.