Report TV -Prej dy ditësh digjet mali i Koshnicës në Gramsh

2020-01-25 0

Prej më shumë se 48 orëve, vijon të digjet pylli në malin e Koshnicës në Gramsh. Edhe pse forcat Zjarrfikëse të Gramshit prej ditës së djeshme kanë shkuar pranë vatrës dhe kanë punuar për shuarjen e flakëve, era dhe bari i thatë kanë favorizuar shpërndarjen e zjarrit.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se zjarri vazhdon të jetë aktiv dhe deri më tani mësohet se janë djegur 5 hektarë me shkurre dhe pyje. Ndërkohë zjarrfikësit e zjarrit kanë bërë apel për ndihmë për shkak se ndërhyrja me autobotet e ujit nuk e kanë të mundur që të afrohen. Fikja e zjarrit deri më tani është bërë me mjete rrethanore.

Free Traffic Exchange