Plazhi i Durrësit - (16 Prill 2000)

2020-01-25 1

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Për punonjësit e plazhit është ende herët të fillojnë heqjen e leshterikëve nga bregu, por kjo nuk i ka penguar dashamirësit e ujit të kripur të hyjnë në ujë. Duke besuar se policia ndërtimore e Durrësit do të mbaj fjalë, tiranasit janë dyndyr sot në kioskat buzë detit me mendimin se mbase kjo do të jetë dreka e fundit para ekzekutimit të vendimit për prishjen e ndërtimeve pa leje.

Rëra vazhdon të jetë e ngjeshur nga shirat e dimrit dhe autoshkollat që praktikohen këtu. Në këtë mënyrë pluhri nuk është dhe aq problem. Për të provuar ujin në këtë stinë duhet mjaft guxim, gjë që nuk u mungon të vegjëlve dhe të rinjve.

Është apo jo koha e përshtatshme për banjo dielli apo uji pak rëndësi ka, ata që shkuan sot në Durrës e fituan ditën e parë të plazhit për vitin 2000./tvklan.al