Plazh tek Liqeni Artificial - (16 Prill 2000)

2020-01-25 2

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Shkencëtarët thonë se në krahasim me fillimin e shekullit planeti ynë është ngrohur 2.5 herë. Këtë e ndjejnë ata që 50 vite më parë psh kanë qenë djem. Duke qenë se Shqipëria ka mbi 250 ditë në vit me diell më të zgjuarit fillojnë ti shfrytëzojnë që në Mars apo në Prill. Më të kamurit kanë nxituar buzë Adriatikut, sepse meqë jemi tek shprehjet popullore, afër detit afër mbretit?. Ndërsa nga liqeni mblidhen buxhtorët e pensionistë.

Dikur buzë këtij liqeni kanë nisur historitë e dashurisë dhe familjet dhe pasi u kanë parë hajrin atyre pse të mos e shijojnë edhe pjesën e tretë të jetës në ajrin e pastër të pishave, në freskinë e liqenit e nën ngrohtësinë e diellit. E vetmja gjë që i mungoi ditës së sotme tek liqeni ishte larja në liqen pasi uji ishte i pisët. Pak metra më tej janë pishinat por as ato nuk janë mbushur me ujë./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti