Report TV -Projekti për furnizimin me ujë 24 orë për lushnjarët në fazën e dytë

2020-01-24 0

Ka nisur faza e dytë e punimeve për rehabilitimin e ujësjellësit të qytetit të Lushnjes. Në këtë projekt përfshihet dhe vendosja e ujëmatësve individualë, si për abonentët familjarë ashtu edhe për bizneset. Gjatë ditës së sotme Ministrja e Infrastrukturës dhe energjisë Belinda Balluku ka ndjekur nga afër punimet.

'Një nga 5 kolonat e strategjisë është përmirësimi i ujit të pijshëm për të gjithë qytetet dhe zonat rurale. Tashmë sot me këtë ndërhyrje ne arrijmë të ofrojmë ujë të pijshëm 24 orë për 85% të qytetarëve me një shërbim më cilësor dhe depo të kontrolluar .Ne do vijojmë të japim përkrahjen tonë për bashkitë. Investimi përmes performancës së ndërmarrjes është pozitive pasi ndihet ndryshimi", tha Belinda Balluku