Një aksident tragjik i ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Librazhd-Qaf Thanë, i ka marrë jetën 45-vjeçarit, Ardian Vreto. Sipas policisë në aksident janë përfshirë një makinë tip "Benz" me një makinë tjetër tip "Ford", si pasojë Ardian Vreto që drejtonte 'Ford-in', ka ndërruar jetë në Spitalin e Librazhdit. Si pasojë e peërplasjes së fortë kanë mbetur të plagosur edhe çifti i bashkëshortëve Adnan dhe Frida Sofa dhe një person tjetër.